Ernest Muçi gol spektakolar me Besiktas, ish-sulmuesi i Tiranës e feston duke sharë në gjuhën shqipe (video)

Ernest Muçi

Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë me fanellën e Besiktas-it. Bardhezinjtë janë duke udhëhequr me rezultatin 1-0 kundër Ankaragucu-së falë golit të realizuar nga sulmuesi shqiptar. Ish-lojtari i Tiranës ka tundur rrjetën në minutën e 18 me një goditje nga jashtë zone. E majta e tij nuk i jep asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar, i cili thjesht shoqëron topin me sy teksa ndalet në rrjetë. Duket se Muçit i ka munguar shija e golit, pasi zgjedh të festojë me fyrje në gjuhën shqipe.

Goli i tretë për Muçin me fanellën e Besiktas, ku u transferua gjatë merkatos së dimrit për shifrën e 10 milionë eurove. Sulmuesi është përshtatur mjaft mirë dhe po e ndihmon jo pak skuadrën e tij.

Besiktas kërkon pjesëmarrjen në Europë, për të shpëtuar një sezon që nuk ka shkuar mirë, teksa deri më tani ka grumbulluar 48 pikë, duke u pozicionuar në vendin e katërt me 4 pikë më pak se Trabzonspor i vendit të tretë.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit