TË GJITHË NË KËMBË! Ernest Muçi realizon golin e vitit me Besiktas, sulmuesi lë shenjën në Kupën e Turqisë (video)

Besiktas

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Besiktas po luan në shtëpi përballë Kirklarelispor. Sfida e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Turqisë, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht ylli i Kombëtares shqiptare ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide, të paktën deri në këtë moment. Muçi mori “zvarrë” një nga mbrojtësit kundërshtarë, e më pas goditi me shumë klas.

Topi i goditur nga shqiptari shkoi në cepin ku portieri nuk mund të bënte asgjë. Një gol mjaft i bukur nga sulmuesi shqiptar, që vazhdon të tregojë potencialin e tij në shtetin turk.

LEXO ME SHUME:Ernest Muçi larg Besiktasit? Solskjaerit i mjaftojnë 30 minuta për të ardhmen e sulmuesit

Ole Gunar Solskjaer trajneri i ri i Besiktas-it ka sjellur ndryshimin e situatës së Ernest Muçit në klubin e njohur turk. Futbollisti ishte në dyshim për të qëndruar apo jo në radhët e klubit të qytetit të Stambollit, me shitjen apo huazimin e tij në janar. Por me ardhjen e teknikut norvegjez, gjithçka ka ndryshuar. Ish-trajneri i Manchester United, ishte në tribunë si spektator në ndeshjen e kësaj fundjave që Besiktas-I luajti ndaj Samsunspor. Në barazimin 0-0, Muçi ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 59-të, teksa krijoi disa raste para portës, por pa ia dalë të tundte rrjetën.

Megjithatë, këto 30 minuta të sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar Ole Gunar Solskjaer për të marrë një vendim rreth tij. Sipas mediave turke, Solskjaer ka vendosur veton për qëndrimin e Muçit në radhët e skuadrës së tij.

Related posts

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk