Ernest Muçi u largua nga fusha e lojës i dëmtuar, Besiktas jep informacion mbi gjendjen e sulmuesit

Ernest Muçi

Ernest Muçi është dëmtuar sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 27-të, ndërsa Beshiktash përballej me Bashakshehir Muçi nuk mbërriti një top të hedhur drejt tij dhe reklamoi tërheqje. Trajneri Solskjaer nuk e fshehu trishtimin, pasi Muçi kërkoi zëvendësim.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konsiderohet titullar nga Solksjaer, që u detyrua ta zëvendësojë me Zhoao Marion. Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit. Klubi turk ka dhënë informacion më të hollësishëm për dëmtimin e Muçit. Sulmuesi shqiptar pati një rezonancë sot, ndërsa tashmë i fillon edhe periudha e rikuperimit.

“Gjakderdhje u konstatua në aduktorin e brendshëm të kofshës së djathtë të Ernest Muçit, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Trajtimi i Muçit ka nisur nga ekipi ynë mjekësor”, shkruan Beshiktashi në deklaratën e dhënë. Muçi konsiderohet titullar nga Solskjaer. Trajneri norvegjez është afruar në një periudhë të vështirë për klubin, që nuk është në pritshmëritë e tifozëve. Aktualisht rrezikojnë vendin e katërt në kampionat.

LEXO ME SHUME:E ardhmja e Ernest Muçit larg Besiktas-it? Klubi turk del me deklaratë zyrtare për lojtarin (FOTO)

Beşiktash ka reaguar zyrtarisht në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçi-t. Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk po kalon edicionin më të mirë të mundshëm, ndërsa klubi turk ka vendosur të prononcohet për largimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar. Klubi zyrtarisht ka përgënjeshtruar çdo lajm duke i konsideruar të rremë. Jo vetëm për Muçin, por zërat kanë qenë edhe për largimin e Elan Rikardon. Kujtojmë se kartoni i Muçit u ble rreth 1 vit më parë nga Legia e Varshavës. Beşiktash pagoi plot 10 milionë euro për sulmuesin që sapo ka mbushur 24 vjeç.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)

Comments are closed

Add Comment