Në Turqi u shprehën se nuk vlen 10 mln euro, Ernest Muçi i mbyll gojën kritikëve me realizimin e vitit (video)

Ernest Muçi

Ernest Muçi e nis mbarë vitin 2025. Sulmuesi ka realizuar një gol me mjaft klas, te skuadra e Beshiktashit, në duelin ndaj Rizespor, të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

Më konkretisht në minutën 45+3, me një lëvizje mjeshtërore, Muçi, shtrin në tokë një kundërshtar, teksa udhëheq topin bukur në hyrje të zonës, duke goditur saktë me të djathtën. Një realizim spektakolar ky i Muçit, që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 1.

KRIZA FINANCIARE

Ernest Muçi prej shkurtit të 2024 është pjesë e Besiktas, me turqit që paguan 10 milionë euro për ta blerë nga Legia e Varshavës. Tanimë te Besiktas kanë ndryshuar president, kjo për shkak të një krize financiare. Duket se shpenzimet për lojtarët e caktuar kanë qenë më të larta se në realitet, gjë që e kanë pranuar edhe ish-drejtues të klubit.

DEKLARATA E ISH-DREJTUESVE TE KLUBIT

“Drejtuesit na pyetën për Muçin, se çfarë lloj lojtari është. Shkruajtëm një raport për Muçin. Shkruajtëm që nuk është e përshtatshme që të blesh një lojtar, i cili nuk është provuar në një ligë të fortë dhe madje nuk luan rregullisht as në ekipin kombëtar. E njëjta gjë edhe për Musrati. I paralajmërova për kostot. Por më pas pamë që u shpenzuan gjithsej 24 milionë euro për këta dy lojtarë. Sigurisht që u shokuam”, ka deklaruar Samet Aybaba.

LEXO ME SHUME:Zyrtarët e Besiktas pendohen për blerjen e Ernest Muçit: Shpenzuam 24 mln euro, nuk ia vlejti!

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)