Ernest Muçi drejt kampionatit spanjoll, ja cila është skuadra e La Liga-s që kërkon shërbimet e sulmuesit

Ernest Muçi është pranë hapit tjetër të madh në karrierën. Ish lojtari i Tiranës po shkëlqen me skuadrën e Legias dhe në këtë mënyrë ka rënë në sytë e të huajve. Së fundmi, Endi Tufa ka bërë me dije se Celta Vigo dëshiron në skuadër lojtarin shqiptar.

Palët janë në negociata dhe me gjasë, në sezonin e ri, Muçi do të jetë pjesë e La Liga-s, aty ku do të gjejë një tjetër shqiptar si Myrto Uzuni. Megjithatë duhet pritur deri në fund të këtij sesioni merkato vere.

Sipas gazetarit sportiv, negociatat janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka do të finalizohet me sukses. Pritet të shihet se si do të jetë performanca e 21-vjeçarit që në Shqipëri dhuroi spektakël me skuadrën e Tiranës.

Related posts

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Orges Shehi nuk duhet të ndezë vetëm Tiranën, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar prej 2 muajsh