Ernest Muçi bën Conference League-n “të flasë” SHQIP, faqja zyrtare: Mbajeni mend këtë emër (FOTO)

Ernest Muçi po kalon formën më të mirë të karrierës së tij deri tani. Sulmuesi i Legia Varshavës e ka nisur këtë sezon me xhiro të larta teksa në 14 ndeshje ka shënuar 7 gola duke u bërë kryefjalë e momentit si në Poloni, ashtu edhe në Shqipëri.

Talenti i Kombëtares shqiptare shkëlqeu edhe në arenën europiane teksa shënoi një dygolësh në debutimin e tij në Conference League përballë ekipit nga Premier League, Aston Villa. Ish-sulmuesi i Tiranës u shpall Lojtari i Ndeshjes dhe një nga 4 kandidatët për Lojtarin e Javës nga UEFA.

Legia nuk rresht së postuari video, foto e momente të ndryshme të fantastikut shqiptar ndërsa së fundmi është vetë faqja zyrtare e Conference League e cila i thur elozhe të mëdha 22-vjeçarit.

“Ernest Muçi. Mbajeni mend këtë emër”, shkruhet në postimin e shoqëruar me foton e Muçit në Instagram.

Related posts

Kevin Dodaj largohet nga Vllaznia përpara Europës, klubi shkodran përfiton shumën e majme

Qazim Laçi largohet nga Sparta e Pragës, firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e ri

Ishte në konfliktin Armeni-Azerbajxhan, UEFA vendos një ushtar për arbitër në sfidën e Dinamos