Debutoi me barazim në stolin e Skënderbeut, Ernest Gjoka: Kisha pak ditë në dispozicion, nuk është se bëra…

Ernest Gjoka

Ernest Gjoka nisi me barazim 0 me 0 përballë Tiranës aventurën si trajner i Skënderbeut.Pas ndeshjes deklaroi:

“Mendoj se pjesa e dytë ishte ndryshe. E para vazhdon në trysninë psikologjike të kësaj kohe që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Deri diku jam i kënaqur.

Këto pak ditë që kisha në dispozicion nuk është se bëra diçka në strategji dhe manovër. Thjesht doja të bëja diçka, të mbushej zona për golin. U munduam të flasim të gjithë si klub për ndryshuar Skuadra në pjesën e parë është si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz dhe që i thua vrapo shpejt. Ishte thjesht një punë e shpejt dhe diçka ndryshe, që taktikisht e keni parë.

Kur ngrehesh lart për presionin, patjetër skuadra kundërshtare mundohet të shkojë me topin e gjatë. Vetëm në pjesën e parë reaguam pak keq, në të dytën e lexuam më mirë. Nuk mund të ndërhysh përnjeherë për diçka ndryshe. Unë mendoj pjesa e parë shkoi pak keq dhe nuk ishte taktike dhe teknike, por psikologjike. Na mungoi fati për të shënuar dhe ndoshta mund të ishte rezultat tjetër, u shpreh Gjoka për RTSH.

LEXO MË SHUMË: I ftohti i Korçës bllokon Skënderbeu-Tirana, ritëm i ulët e asnjë gol i shënuar

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi në barazim me rezultatin 0-0. Një ndeshje e vakët, me skuadrat që krijuan shumë pak raste shënimi gjatë 90 minutave lojë. Në këtë mënyrë, dy ekipet ndajnë pikët duke bërë paqe me njëra-tjetrën.

Me këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, me 14 pikë, korçarët mbeten në vendin e parafundit.

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)