Ermonela Jaho në Tiranë, zhgënjehet sopranoja: Erdha për të dhënë mësim por asnjë pedagog e student nga Shqipëria s’kam parë në sallë

“Teatrin nuk do të na e bëjnë të huajt, nuk do ta bëjë askush tjetër përveç nesh”, u shpreh Ermonela Jaho këtë të hënë nga salla e Teatrit të Operas ku dhe do të qëndrojë katër dit për t’u dhënë mësim studentëve.

Mirëpo, gjatë kësaj vizite ajo është përballur me një sallë me shumë pak veta, ku nuk kishte asnjë fytyrë të njohur. Gjatë fjalës së saj sopranoja tha se ndjen keqardhje që ftesës së hapur i janë përgjigjur një grusht artistësh kryesisht nga Diaspora e Kosova, dhe mungonin studentët dhe pedagogët nga Shqipëria.

Ndër të tjera ajo thotë se për këtë mungesë, shpreson që shkas të mos jetë presioni i dikurshëm i pedagogëve a kolegëve, me të cilin vetë është përballur dikur.

“Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.

Artistja që mbretëron skenat ndërkombëtare të Operas, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është në Teatrin e Operas në Tiranë për Akademinë Teatrale, një seri ‘masterclasesh’ për të rinjtë artistë.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!