Ermand Mertenika: Njihuni me “Doktor GOOGLE”, doktorin më të “famshëm” në Botë!

Ermand Mertenika: Inxhinier Biomjekesor.

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë të mundur që shumica e qytetarëve globalisht dhe kryesisht në Shqipëri kërkojnë informacione dhe problematika të ndryshme mjekësore në internet.
Siç e dimë Google është databaza dhe megazerverat më të mëdhenj globalë gjatë të cilët posedojnë një gamë të madhe informacionesh në çdo sferë të teknologjisë.

Të kërkosh në Google për një problematikë të caktuar mjekësore ka impakt pozitiv dhe negativ.
Të kërkosh në google për një problematikë të panjohur, mund të kuptosh elementë të panjohur të patologjive apo sëmundjeve të ndryshme.

Qytetarët kanë fobinë ose frikën psiko-neurotike për të shkuar tek mjeku real apo në spital për situatën primare mjekësore të cilët kanë evidentuar vetë.

Aspekti më negativ ka të bëjë me gamën e informacionit që në Google informacionet janë të shumta dhe shkaktojnë një puzzle apo skepticizma të problematikave mjekësore.

Të kërkosh në GOOGLE për problematikat apo patologjitë primare (probleme fillestare dhe të lehta shëndetësore) mund të shkaktojë një impakt psikologjik mjaft madhor.

Nëse një person ka dhimbje koke e shkaktuar përshembull nga ftohja apo lodhja dhe nëse kjo dhimbje koke është e vazhdueshme për pak kohe, të bësh një kërkim në google për këtë fakt mund të marrësh informacione nga më të ndryshmet qoftë jo problematike dhe deri tek mundësia e krijimin të një mase tumorale celebrale.

E thënë ndryshe informacionet e kërkuara në google mund të shkaktojnë fenomemin e stresit dhe siç e dimë stresi është sëmundja shtesë më e madhe pasi stresi shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit i cili është hormon mjaft i dëmshëm në organizëm pra e thënë ndryshe:

“Stresi është incentive apo shkaktari i shfaqjes së sëmundjeve nga më të ndryshmet”

Dr. GOOGLE është i besueshëm por nëse sëmundja nuk evitohet për një kohë të shkurtër atëhere duhet në mënyrë imediate të shkohet në Mjekun Real, Qendër shëndetësore, klinike apo qendër spitalore.

Doktor GOOGLE mund të përkeqësojë sëmundjen.

Nëse një person ka një sëmundje në të cilën nuk po e gjen dot zgjidhjen në Doktor GOOGLE atëhere zgjidhja e vetme është konsulta virtuale Mjekësore (TELE-Mjekësia) ose Konsulta Reale mjekësore (Klinike, Qendër Shëndetësore, Spital).

Zvarritja e diagnozës ka kosto shëndetësore dhe Monetare.

Të kërkosh në Doktor GOOGLE dhe mos gjesh zgjidhje do të thotë të neglizhosh sëmundjen e cila mund të përkeqësohet dhe gjithashtu kjo shkakton kosto të lartë mjekësore dhe kohë.

Të kërkosh në Doktor GOOGLE do të thotë të mbash riskun e shëndetit tënd mbi shpinë.

Duhet të dish të kërkosh në GOOGLE.

Në GOOGLE ekzistojnë disa faqe globale mjaft të besueshme të cilat krahas informacioneve kanë dhe diskutime midis mjekëve dhe pacientëve ku shpalosen eksperiencat e secilëve për një problem mjekësor qoftë të lehtë apo akut.

Faqe të besuara: Healthline, WebMD (Web Medical), Epokrates etj.
Këto faqe janë të besuara dhe janë të rankuara të parat në Platformën GOOGLE që do të thotë janë faqe me ndjekshmëri mjaft të lartë.

Pjesë e Botës Virtuale të internetit është dhe “Telemjekësia” pra është pjesë e Doktor GOOGLE por në rastin e Telemjekësisë kemi të bëjmë me një mjek Real dhe Pacient real ku nëpërmjet internetit mjeku mundohet të diagnostikojë në mënyrë primare pacientin me anë të simptomave.

Mesazhi Sensibilizues:

Për të evituar zvarritjen dhe përkeqësimin e diagnozës drejtohuni tek mjeku real.

Related posts

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës