Ermal Barushi, drejtori i klubit Dinamo ka folur pas shortit ku do të përballen me Vllazninë. Ai deklaron se kanë bërë ndeshje të mira dhe se shpreson që mund t’ia dalin.
“Shorti i mirë, kemi bërë ndeshje të mira me Vllazninë gjatë kampionatit, shpresoj që t’ia dalim. Kemi bërë një edicion të mirë deri tani, jemi pjesmarrës në Kupat e Europës prej disa vitesh kemi dhe fazën tjetër dhe duam të fitojmë titullin kampionat. U hodh dhe shorti i vogël për datën, ne do të luajmë në datë 4, shpresoj që tja dalim. Ekipi është në stërvitje, presidenti ka pasur arsye personale që nuk është këtu”, deklaroi Ermal Barushi.
KALENDARI DHE PËRBALLJET
Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, katër ekipet pjesëmarrëse në “final-four”, kanë mësuar rrugën e tyre drejt titullit kampion. Këtë të hënë, në “Air Albania”, në stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij sezoni, janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste me anë të shortit. Egnatia luan me Partizanin, ndërsa Vllaznia do të luajë me Dinamon.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.
1 comment
Comments are closed
Add Comment