Erjola e mllefosur me Gracianon, nuk idel inati/ Ish-banorja tregon çfarë bëri sapo doli… (VIDEO)

Erjola Doçi ishte e eleminuara e rradhës nga shtëpia e Big Brother Vip 3. Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it banorët janë informuar që do të kishin një eleminim të dyfishtë. Pas eleminimit të Roza Latit nga televotimi i Kutisë së Pandorës, e eleminuara e rradhës ishte edhe moderatorja Erjola Doçi.

Ish-banorja ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Big Brother Vip Fun Club” për të folur rreth eksperiencës së saj, ndjesive dhe emocioneve të përjetuara gjatë kohës që ishte e izoluar.

Gjatë intervistës ish-banorja është pyetur dhe në lidhje me situatën, me mikun e saj Graciano Taganin i cili është banor i shtëpisë. Graciano dhe Erjola së fundm,i patën një krisje në mardhënien e tyre shoqërore. Shkak u bë një deklaratë e Gracianos që zbuloi se Romeo ka ngacmuar Erjolën edhe pse kjo e fundit nuk ja ka kthyer. Pavarsisht se ajo e mohoi deklaratën dhe nuk donte ta bënte temë diskutimi në shtëpi Graciano nguli këmbë në fjalën e tij.  Në “Fun Club” Erjola është shprehur e mllefosur me ish-mikun e saj duke thënë që ajo që ai bëri ishte një pabesi.

“Të nxjerrësh bindjet e tua dhe të vërtetat e tua, qofshin ato të vërteta apo jo, dhe t’ia bësh këtë një mikeshe quhet pabesi. Unë jam shprehur për Gracianon, se nuk më vjen t’ia them as emrin, ai do të dali i mbytur. Jo nga unë por nga haku” tha Erjola gjatë intervistës.

Gjithashtu Erjola ka treguar se gjëja e parë që ka bërë kur mori telefonin ishte “Block” ish-shokut të saj.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)