Ergys Muzhaqi: “Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe!”

Nga Ergys Muzhaqi, Ekspert i Sigurisë

Ne jetojmë në një vend ku kemi fe që përfshijnë disa kombe dhe komb që përfshijnë disa fe!

Kam përshtypjen që ka një lloj tensioni tek grupet e interesit sipas ndikimit që kanë ose mendojnë apo duan të kenë në popullin shqiptar. Fetarët, ateistët, laikët, nacionalistët….

Duket ndoshta edhe si paradoks duke pasur parasysh telashet e hallet e forta që kemi si popull, por faktikisht besoj se është një pjesë e rëndësishme e realitetit shqiptar.

Shpresoj mos na kthehet në një vrimë në ujë, pas skandeleve të turpshme të patronazhistëve, daljes së të dhënave personale masivisht, hakimit të databazave më të të rëndësishme e delikate shtetërore e ku akoma nuk po shfaqet qartë nëse ishte Irani, Tirani a Surreli… as 2 vjet pas apo para zgjedhjeve…

Nejse!

Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe e sigurisht që nuk është turp të kesh komb e as të ruash traditat më të mira të të urtëve!

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!