Erdogan viziton Shën Sofinë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një vizitë befasuese në Shen Sofi vetëm disa ditë para se të mbahen lutjet e para të muslimanëve në monumentin e Stambollit që kur u rikthye në xhami javën e kaluar. Diyanet, autoriteti fetar i vendit, tha që ikonat e krishtera do të ”kufizoheshin” dhe do të liheshin “përmes mjeteve të përshtatshme gjatë kohërave të lutjeve”. Autoritetet thanë javën e kaluar se mozaikët do të mbuloheshin kur të mbahen lutjet e para. Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll, një magnet për turistët në mbarë botën, u ndërtua për herë të parë si një katedrale në Perandorinë e krishterë Bizantine, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në 1453. Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe udhëheqësit e kishave ishin ndër ata që shprehën shqetësimin për ndryshimin e statusit të ndërtesës së madhe të shekullit të gjashtë, të kthyer në një muze në ditët e para të shtetit laik modern turk nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturk.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi