Vera u largua, për t’i lënë vendin stinës së preferuar të shumë njerëzve, vjeshtës! Kështu, kjo është pikërisht koha e duhur për të folur për trendet që do të mbizotërojnë në veshje këtë sezon.
Të gjitha vajzat duan të duken stil këtë periudhë, ndaj duhet të filloni të mbani shënime dhe të mësoni trendet për vjeshtën e 2021-t. Këtë sezon do të shihni disa trende shumë “cute”, që me siguri do të doni t’i provoni të gjitha.
Vjeshta e këtij viti do i ketë të gjitha duke nisur nga ngjyrat e ndezura, si roza apo jeshilja e fortë, e deri tek xhaketat luksoze, që do të bëjnë bashkë të gjitha detajet më të bukura të këtij sezoni. Më poshtë mund të njiheni me trendet e vjeshtës të dala nga javët e modës dhe që shumë shpejt do i shihni kudo tek vajzat nëpër rrugët e qytetit.
Jelekët triko
Veshjet me prerje (Cutouts)
Lilac, do të jetë ngjyra juaj e preferuar këtë sezon
Bluzat e shkurtra
Xhaketat me printe leopardi
Jeshilja e limonit do të shihet kudo
Xhaketat e lëkurës plot ngjyra
Veshjet e mbushura me tegela
Xhinsi i shpëlarë
Shtojini sa më shumë shkëlqim garderobës suaj
Getat me printe