Erdhi për të marrë pikë dhe ia doli, Skënderbeu shkëlqen ndaj Partizanit, barazimi i pestë radhazi për kryeqytetasit

Partizani ka harruar shijen e fitores. Të kuqtë kanë regjistruar sot barazimin e pestë radhazi në kampionat, duke konfirmuar se nuk janë në formën më të mirë të mundshëm në këto momente. Kundër Skënderbeut, ekipi i Abilaliajt nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, sfidë e luajtur në ‘Arenën e Demave”.

GOLI I MERLIM

GOLI I MBA

Fillimisht do të ishin korçarët që do të kalonin në avantazh me Merlim në minutën e 42′. Megjithatë pjesa e dytë nisi keq për korçarët, pasi vetëm 60 sekonda nga rifillimi, Mba do të barazonte për Partizanin. Ekipi kryeqytetas shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu në vendin e katërt në kuotën e 22 pikëve.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)