Erdhi me bujë këtë sezon, mesfushori largohet nga Dinamo në mënyrë të papritur

Mehmeti

Fatjon Andoni nuk do të jetë më futbollisti i Dinamos. Lojtari i ardhur në klubin kryeqytetas sezonin e kaluar ka munguar ndeshjet e fundit. Fillimisht në klub u përfol për një problem shëndetësor nga ana e tij, por në fakt ka patur një krisje mes tij dhe Dinamo.

MUNGESA E ANDONIT

Andoni mungoi në derbin me Tiranën për arsye shëndetësore, konkretisht për një infeksion në sy. Para ndeshjes me Teutën trajneri Dritan Mehmeti bëri të ditur në konferencë shtypi se lojtari mungonte sërish për arsye shëndetësore dhe tani mësohet se Andoni nuk do të jetë më te blutë për arsye familjare. Gjatë këtij kampionati 32-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje me fanellën e Dinamos, 14 nga të cilat si titullar dhe 4 të tjera si zëvendësues, ndërkohë që ka shënuar 2 gola ndaj Laçit dhe Tiranës.

Mesfushori ka bërë disa paraqitje të mira, por edhe ka munguar për shkak dëmtimi. Mbetet të shihet, nëse do të ketë një rikthim për sezonin e ri, apo ai i ka dhënë lamtumirën Dinamos.

LEXO MË SHUMË:Sherr dhe tension pas ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, dy stafet ndërhyjnë për të qetësuar gjendjen (video)

Dinamo- Skënderbeu ishte një nga sfidat e ditës së sotme që u luajt në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Në këtë duel, kryeqytetasit fitojnë me shifrat 2-0 dhe tani është një garë e hapur për vendin e katërt. Dinamo erdhi në këtë përballje pas tre ndeshjeve pa fitore dhe ndaj korçarëve synimi i vetëm ishin 3 pikët për të mos komplikuar më shumë pozitat e tyre në tabelën e klasifimit.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)