“Shkëmbi nuk duhej hequr”, Erbim Fagu ndjen keqardhje për situatën e Tiranës: Uroj që mos të bjerë nga kategoria

Erbim Fagu

Erbim Fagu ka folur në News24 rreth sezonit të Tiranës, rikthimit të Shkëmbit si dhe shumë gjërave që kanë të bëjnë me bardheblutë.

Kujtojmë, që ish-futbollisti ka luajtur dikur me kryeqytetasit dhe i njeh mjaft mirë. madje, Fagu ka drejtuar ekipin jo vetëm më larg se sezonin e kaluar. Ai beson se strategjia e drejtuesve qe e gabuar për të hequr direkt dorë nga trajneri korçar. Kjo u pasqyrua me “rokadën” e papritur tani gjërat nuk janë aspak komode për ekipin e Superiores.

“Uroj që mos të bjerë nga kategoria, pasi nuk ia uroj kurrë Tiranës që të luajë një kategori më poshtë. Shpresoj që me Shkëmbin të lëvizin disa gjëra.

Dinamo më e avantazhuar se Partizani. Po të shikosh stolin e dinamovitëve, ka emra që mund t’i  fusësh në formacion. Partizani është dobësuar goxha me ikjen e disa lojtarëve.

Kjo nuk është normale aspak, të paktën nga ana profesionale. Shkëmbi nuk duhej hequr, pavarësisht rezultateve që nuk ishin të duhura. Ai e njihte skuadrën.

Tirana u mundua të krijojë një ekip me lojtarë të ri dhe të etur, por jo çdokush mund të luajë me Tiranën. Tirana ka patur përherë futbollistë me peshë”, u shpreh Erbim Fagu.

LEXO ME SHUME:“Ringrihemi me Shkëmbin”, Agim Ibraimi premton një skuadër ndryshe: Tirana do të ngjitet shpejt në klasifikim

Agim Ibraimi beson se Tirana do të tregojë “kthetrat” dhe do të ringrejë kokën. Në një moment të vështirë, me vendin e nëntë dhe 18 pikë, bardheblutë kthyen Bledi Shkëmbin në pankinë, me qëllimin ringjalljen e ekipit.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana