U shpall kampion herën e fundit, Tirana rikthen në shtëpi mesfushorin

Erando Karabeci

Erando Karabeci është futbollisti më i ri i Tiranës. Pas eksperiencës prej disa sezonesh te Teuta, mesfushori rikthehet në kryeqytet, pikërisht në ekipin ku qendroi për një dekadë, duke mbajtur gjithashtu shiritin e kapitenit. Në seancën e fundit stërvitore, mesfushori nuk ishte i pranishëm, por sipas informacioneve, lojtari do t’i bashkohet skuadrës ditën e hënë, aty ku Tirana do të zhvendoset në Greqi për të kryer fazën përgatitore për disa ditë.

Presidenti Halili zhvilloi një takim me 36-vjeçarin ku palët ranë dakord për një kontratë 1-vjeçare dhe vetë mesfushori ka shprehur dëshirën që pas përfundimit të sezonit, ta mbyllë karrierën te Tirana. Një përforcim që më tepër ka peshë jashtë fushës së lojës, pasi me largimet e Përgjonit dhe Micit dy nga kapitenët e skuadrës, Karabecit i del detyra që të ruajë ekulibrat në dhomat e zhveshjes. Me Tiranën, Erando Karabeci u shpall kampion në sezonin 2019-2020, fitoi tre kupa të Shqipërisë dhe po kaq e Superkupa, pa harruar dhe një trofe të Kategorisë së Parë.

Related posts

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

Dikur drejtonte Partizanin, Zoran Zekic drejt firmës me klubin shqiptar

“Nuk nuanca racizmi apo diskriminimi”, shefi i klubit të Burrelit hedh poshtë aludimet nga mediat: Tifozët të mos bien pre e spekulimeve