EPIKE! Ronaldo i dërgon mesazh “kërcënues” të dashurit të Jorit “Nëse e bën të derdh një pikë lot do…” (FOTO)

Lidhja e Jori Dellit me Fred De Palma është nga më të komentuarat e momentit.

Dyshja kanë konfirmuar romancën e tyre ndërsa momentalisht ndodhen së bashku me pushime.

Pasi lidhja u bë publike, një prej miqve më të mirë të modeles, Ronaldo Sharka ka vendosur t’i shkruajë “dhëndrit”.

Gazetari i njohur ka shkaktuar të qeshura me renditjen e pasojave që mund të ketë artisti italian po e lëndoi Jorin.

Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetmi lot, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalim në protestë. Na e more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princesat. Mos e lër ti shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë”, i ka shkruajtur Ronaldo në mesazh artistit, sigurisht që në formë batuteje.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…