Epike! Dopieta e Ernest Muçit tërbon Unai Emery-n, momenti i reagimit të trajnerit të Aston Villa-s (video)

Legia e Varshavës triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Aston Vilës, në duelin e vlefshëm për grupet e Conference League, ku protagonist absolut u bë talenti shqiptar Ernest Muçi që arriti të realizonte dopietë në minutat 26 dhe 51.

Goli i dytë i Muçit, i dhuroi edhe fitoren Legias, teksa në momentin e realizimit të shqiptarit, ka pasur një reagim epik nga ana e trajnerit të Aston Vilës, Unai Emery, i cili është tërbuar duke shfryrë i ulur në stol. Ky reagim aspak normal i teknikut, është bërë viral edhe në rrjetet sociale.

 

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)