Epidemiologu i njohur akuza të forta Ramës/ A mund të flasë për luftë kundër korrupsionit ky hajdut i pareve publike?!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se një muaj para zgjedhjeve të vitit 2021 Rama ka investuar 100 milionë euro për të blerë vota në Durrës, Laç dhe Tiranë.

Sipas tij, këto para u kamufluan si kompensim për dëmet e tërmetit që ndodhi në vitin 2019.

Në fund postimin e tij e mbyll me një apel për të gjithë qytetarët që votën e tyre të mos e shesin për një thes miell dhe se asnjëherë nuk është vonë për të votuar ndershmërisht.

Një muaj para zgjedhjeve 2021, Rama investoi 100 milionë euro për të blerë vota në Durrës, Laç dhe Tiranë. Këto para u kamufluan si “kompensim” për dëmet e tërmetit që kishte ndodhur dy vjet më parë, në vitin 2019!!!

A mund të flasë për zgjedhje të lira ky manipulues i pafytyrë?!

A mund të flasë për luftë kundër korrupsionit ky hajdut i pareve publike?!

A mund të flasë për politikë të ndershme, ky demagog makiavelist?!

Problemi më i madh i shqiptarëve është se shesin votën për një thes miell dhe pastaj ankohen prej hajdutëve!

Mendoni njëherë të paktën para kutisë së votimit!

Asnjëherë nuk është vonë për të votuar ndershmërisht!”, shkruan Dasho.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…