Enkelejd Alibeajn po e braktisin të gjithë! Pas Korçës dhe Vorës, dorëhiqen kandidatët në Lezhë, Kurbin e Librazhd!

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për kandidatin e Bashkisë së Lezhës, Sandër Marku. Por përveç Markut, bëhet me dije se kandidati i Kurbinit, Genc Doci është dorëhequr gjithashtu.

Bujar Vreto, kandidati i PD në Librazhd nuk do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të 14 majit, i cili ka thënë se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar.

Më herët edhe kandidati për Bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata dhe kandidati i Vorës Ibrahim Bruka njoftuan dorëheqjen nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur