Spanjë, tre klube të La Liga-s në garë për futbollistin e Kombëtares (EMRI)

Enea Mihaj

Enea Mihaj po zhvillon një sezon pozitiv në Portugali me fanellën e Famalicaos. Për mbrojtësin është sezoni i tretë në vendin luzitan, dhe gjithashtu ka arritur të gradohet si kapiten i ekipit. Enea Mihaj ka zhvilluar 25 ndeshje si titullar, ku nga këto vetëm dy herë është zevendësuar dhe si minutzh ka luajtur 2175 minuta.

Enea Mihaj

Në Spanjë kanë zbuluar se janë tre klube në ndjekje të 26-vjeçarit. Girona, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano po monitorojnë situatën e Mihajt.
Mbrojtësi i Famalicaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Së fundmi u ftua sërish nga Silvinjo, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën. Nëse do të ketë transferim në Spanjë, do të jetë hera e parë për të. Më parë ka luajtur vetëm në Greqi me ekipin e Paok.

Në Spanjë, në elitë aktivizohen dhe dy lojtarë si Marash Kumbulla i cili është pjesë e Espanyol si i huazuar nga ekipi i Romës , dhe ndoshta nuk është çudi që klubi katalanas në fund të sezonit të ulet në tavolinë me klubin italian për të disktuar të ardhmen e tij, pasi mbrojtësi është kthyer në një pikë të fortë në mbrojtjen e Espnyol. Prej vitesh, Ivan Balliu është pjesë e Rayo Vallecanos, edhe pse në javët e fundit ka humbur vendin e titullarit.

LEXO ME SHUME:Dy lojtarë shkelën premtimin, shkuan te Kosova Alban Bushi për listën e Kombëtares U-21: Kemi lojtarë me shumë perspektivë

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

Comments are closed

Add Comment