Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos në Itali zbulon: Për futbollistin e Kombëtares interesohen dy klubet e Serie A

Enea Mihaj

Eksperti i merkatos në Itali Gianluca Di Marzio ka zbuluar se për futbollistin e Kombëtares, Enea Mihaj ka oferta nga Verona dhe Cremonese. Mihaj e mbylli pas 3 sezonesh me Famalicaon në Portugali. Mbrojtësi 26-vjeçar është në kërkim të aventurës së re, ndërsa për herë të parë mund të provojë Seria A.

Enea Mihaj ka luajtur më parë në Greqi dhe Portugali. Me Famalicaon pati një rritje të madhe, ndërsa fitoi edhe shirtin e kapitenit.

I lindur në Rodos të Greqisë, mbrojtësi shqiptar shikohet si okazion në merkato. Gjithçka pritet të vendoset përfundimisht ditët në vijim, pasi për Mihajn ka interes të madh edhe në Turqi.

ASLLANI LARG INTERIT?

Kristjan Asllani raportohet drejt largimit të sigurt nga Interi. Akoma nuk dihet nëse do të jetë në formë huazimi, apo transferimi të përhershëm diku tjetër.Atalanta është shfaqur së fundmi pas mesfushori të Kombëtares shqiptare. Skenari është i qartë tek Atalanta dhe bëhet fjalë për Ederson. Ky i fundit tregohet si dëshirë për skuadrën e Christian Chivu.

Për të arritur transferimin, që është i vështirë pasi Atalanta kërkon 60 milionë euro, në lojë futet Asllani. “Corriero di Bergamo” e raporton mesfushorin shqiptar me vlerë 14 milionë euro dhe si profil të nevojshëm për skuadrën e Ivan Juric.

LEXO ME SHUME:Asllani drejt mbylljes së aventurës me Interin, mesfushori shqiptar kërkohet nga klubi italian

Related posts

Situatë e vështirë te Tirana, dy titullarët drejt largimit nga klubi (EMRAT)

E FUNDIT/ Final-Four drejt dështimit? Drejtori administrativ i FSHF-së tregon si qendron e vërteta

Testi miqësor në Slloveni përfundon keq për Vllazninë, mbrotja “tradhton” Martinin