Enea Jorgji “skuq” sfidën Ajax-Aston Villa, arbitri shqiptar protagonist me dy kartona për 3 minuta (video)

Enea Jorgji nuk është kursyer në sfidën mes Ajax dhe Aston Villa-s, përballje e vlefshme për 1/8-tat e Conference League. Një përballje që përfundoi me shifrat 0-0, por kryesori shqiptar u bë protagonist me vendimet e tij. Jorgji mori vëmendjen pasi nxorri 2 kartonë të kuq, në harkun kohor të 3 minutave. Nga një për secilën skuadër, fillimisht për Aston Villan dhe më pas për Ajax.

Respektivisht në minutën e 83’ dhe 86’, që gjykohen si vendime të drejta ndërsa erdhën pas kartonëve të verdhë. Konsa për Aston Villan dhe Gooljer për Ajaxin ishin ata që lanë ekipin me 1 lojtar më pak.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit