Ëndrra me mbijetesë në Superiore dhe miliona euro për një dështim italo-shqiptar, Dinamo City bëhet zap nga Partizani

Dinamo City dështon të marrë pikë. Në përballjen ndaj Partizanit, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore,ekipi drejtuar nga Di Biagio humbet me rezultatin 1-3. Një pjesë e parë që u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë, Partizani do të fitonte terren në fushën e lojës dhe Bintsuka në minutën e 58′ do të shënonte golin e avantazhit. Një realizim i tillë demoralizoi lojtarët e Dinamos që do të pësonin të dytin në minutën e 78′.

Rrapaj nga distanca do të tregohej i saktë, ndërsa Da Silva do të shënonte golin e tretë në minutën e 83′. Në sekondat e fundit të takimit, Kacorri do të fitonte 11-metërsh dhe do të ishte sulmuesi që do të tregohej i saktë. Dinamo renditet në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Partizani me këtë fitore shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e dytë.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull