Endri Ohri del ne konference. Egnatia ka triumfuar përballë Tiranës në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, u mbyll 0-4 në favor të rrogozhinasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i 3-të i bardhebluve, Endri Ohri.
“Përsa i përket ndeshjes, kemi problem psikologjik. Pjesa e parë ishte aty-aty, të gjithë ishim të përqendruar. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqendrimi. Më pas erdhi ai gol, që për mua është e habitshme, ku një lojtar mes 3-4 tonëve, driblon dhe futet në zonë. Ta kalojmë këtë moment pasi nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja ka 90 minuta dhe jo vetëm 45”, është shprehur Ori.
DEKLARATA E EDLIR TETOVËS
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur në intervsitë pas mbarimit të ndeshjes me Tiranën. Rrogozhinasit ishin të papërmabjtshëm me rezultat 4-0 ndaj bardhebluve në një natë komplet jo për djemtë e Gugash Maganit. Skaudra e Tetovës ishte spektakolarte dhe nuk la hapësira për kryeqytetasit që e shohin veten dhe më keq.
“Një pjesë e dytë perfekte. Kishim vështirësi në manovër në pjesën e parë, sepse kundërshtari kishte 5 lojtarë në vijë të drejtë në linjënë e fundit. Ndryshimet funksionuan më pas.
Çelësi për komandimin e lojës janë mesfushorët. Kemi lojtarë që shkojnë në thellësi , që marrin topin. E kam kërkuar një të tillë. Mungoi pasi i fundit dhe këtë ia kërkova lojtarëve ta bënin”, u shpreh Tetova.