Ende në gjendje të rëndë, Sokol Mëngjesi do transportohet drejt…

Avokati Sokol Mëngjesi pritet të transportohet pasditen e sotme drejt Athinës, për të marrë trajtim më të specializuar.

Mësohet se gjendja e tij vijon të jetë e rëndë, edhe pse u raportua që enjtja në kokë ishte zvogëluar dhe mjekët tentuan ta nxirrnin nga koma artificiale ku ai u fut më 29 maj. Ai do transportohet me avion drejt kryeqytetit grek, në mënyrë që të marrë trajtim më të specializuar.

Mëngjesi u dhunua nga 3 persona pasi la djalin e tij në kopsht mëngjesit e 29 majit, për shkak të një konflikti pronësie me një klient të vjetër.

Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…