“Emri i Ramës përmendet shtatë herë në aktakuzë”/ Çështja e McGonigal, Berisha i prerë: Të japë dorëheqjen dhe të hetohet

Sali Berisha foli sot për lidhjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD i ftuar në “Open” tha se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet për takimet e kryera me McGonigal dhe mosnjoftimin e SHBA për to.

“Pa u larguar Rama, paqe nuk ka. Kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha pas luftës së dytë botërore. Ky njeri është njeriu që ka ditur çdo rrjet spiunazhi dhe çdo spiun që ka vepruar në territorin e SHBA. Ky ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të zbulimit në atë vend. McGonigal! Ata do e hetojnë vetë, por në momente të caktuara ka pasur detyrat më sesnitive. Ky njeri ka pjesën shqiptare ndër  m të turpshme.ky njeri korruptohet nga kryeministri i Shqipërisë.

Aktakuza e lidh me një veprimtari madhore kriminale, shndërrimin e FBI në një agjensi në dispozicion për lekë, në një institucion provat për Ramën për të hetuar opozitën. Nuk ka akt më të rëndë. Kjo është e shkruajtur dhe kryeministri është i cituar të paktën 7 herë në material. Më herët një juri ka vendosur të hetohet çdo gjë për kryeministrin, McGonigal, Neza dhe Duçkën.

Kur lexon ndjen dhimbje kur sheh shefin e inteligjencës së FBI të kthehet në një ushtar të Agron Nezës që e sjell të Rama. Tirana, e para, nuk mundet kurrë t’i kërkonte aktivitete kriminale kundër opozitës. Kur një njeri të vjen fshehtas, pa njoftuar vendin e vet, absolutisht, ti gjënë e parë informon atë vend dhe i thua se ka një shkelje. McGonigal, ka ardhur disa herë dhe ka bërë takime intensive me të gjithë kupolën dhe ka kontrata pune të firmosura jo nga ky vetë tani, por nga paraardhësi i tij. E kupton çfarë lukunie e tmerrshme”, tha Berisha.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij