EMRI/ Arrestohet 61-vjeçari, kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Rama

Është arrestuar ditën e sotme nga policia Ivzi Hoxha, banori i lagjes “5 Maji”, i cili kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Mësohet se, Ivzi Hoxha, u arrestua nga Policia tre ditë më parë për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”, pasi gjatë një emisioni televiziv kërcënoi me jetë djalin e kryeministrit Rama.

Ai tha fjalë kërcënuese ndaj djalit, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e ‘5 Majit’ për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale. 

Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i ka thënë hetuesve se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë. Ai është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij. Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën