EMOCIONUESE/ Seancë e jashtëzakonshme! Parlamenti Europian në këmbë, duartroket për Ukrainën

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës. Të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë dhe kanë përcjellë duartrokitije të forta për Ukrainën, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Ukrainës.

Video historike: Parlamenti Evropian qëndron në këmbë dhe duartroket Zelensky

Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.

“Do të nisë hetimi për krime lufte në Ukrainë. Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet në Ukrainë”, tha Kryetarja e PE, Roberta Metsola.

Ndërkohë, është ftuar të flasë edhe Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë. Më pas, eurodeputetët do të dëgjojnë qëndrimin e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, përpara se të japin vlerësimin e tyre për sulmet ruse.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën