Emocione dhe lot! Pas 36 vitesh Argjentina fiton Kupën e Botës, Franca dështon nga penalltitë

Argjentina është shpallur për herë të tretë Kampione Bote pasi ka mundur me penallti Francën në një ndeshje të pabesueshme.

Argjentinasit dominuan plotësisht ndeshjen deri në minuta e fundit, duke shënuar 2 herë me Mesin dhe Di Marian që në pjesën e parë përballë  ”gjelave” të cilët nuk reagonin. Por gjithçka ndryshoi në minutën e 80, kur Mbape shkurtoi diferencën me penallti e vetëm një minutë më pas shënoi edhe golin e barazimit duke gjetur të përgjumur argjentinasit. Francezët më pas rrezikuan të shënonin edhe golin e tretë, por për të shpallur fituesin u deshën kohët shtesë.

Aty, ishte Mesi që shënoi për Argjentinën ndërsa u përgjigj me një tjetër penallti në anën tjetër Mbape. Të dy skuadrat kishin mundësi të gjenin golin para mbylljes së shtesave, por shpërdoruan raste të pastra, duke bërë që fituesi i Kupës së Botës të zgjidhej nga penalltitë.

Gabimet e Koman dhe Çuameni peshuan për francezët, ndërsa argjentinasit ishin perfektë në katër tentativat e tyre, duke siguruar kështu Kupën e Botës dhe vendosur në fanellë yllin e tretë që e kërkonin që në kohën e Maradonës.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem