Emisioni politik nga Grida Duma/ Publikohet spoti zyrtar: Të njëjtat dërr-derre politike, do ndërtojmë një… (VIDEO)

Talk Show politik “TOP STORY”, do të rikthehet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00, por me një moderatore të re. Grida Duma, pasi la mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, do të nisë një karrierë të re në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat, ku premton se do të thuhet e vërteta dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.

Në spot ajo nuk tregon kurrë shumë nga vetja, por shfaqet në dritë-hije duke e dashur ta lënë surprizë gjithçka tjetër.

“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. Të harrosh ç’ke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre,”-thotë Duma në spot.

SPOTI I “TOP STORY”:

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij