“Emergjencë civile”, Peleshi: Nuk ka asnjë kontrollor të FA të licensuar për Aviacionin Civil

Nuk ka asnjë kontrollor nga Forcat e Armatosura të licensuar për Aviacionin Civil. Këtë konfirmoi në studion e “Absolut 4” ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai tha se nuk është në dijeni se cilët janë kontrollorët, pasi ka ngarkuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë për të kryer sa më shpejt veprimet e duhura në këtë emergjencë civile, siç e cilësoi ai dhe për të zëvendësuar kontrollorët. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Peleshi theksoi se dje ka mbledhur Komitetin e Mbrojtjes Civile për këtë çështje.

“Si kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile kam thirrur në orët e vona një mbledhje të këtij Komiteti ku janë anëtare edhe ministra pasi shqyrtuam situatën dhe emergjencën, ky komitet doli me një vendim që ngarkon MIE të hartojë planin për zëvendësimin e të gjithë kontrollorëve sa më shpejt të jetë e mundur me vendas apo të huaj duke iu drejtuar edhe shteteve partnere. Ka edhe çështje teknike si licencimi apo kolaudimi i licencave të kontrollorëve të rinj. Jam i kënaur që MIE është përgjigjur në kohë të shpejtë dhe mundi të hapë sot fluturimet esenciale ushtarake humanitare e shëndetësore. Nuk mund të them se cilat janë shtete partnere se është ngarkur MIE, unë ju komunikova vendimin e Komitetit të Mbrojtjes Civile që i dha detyrën MIE për të kryer veprimet të cilat po kryhen me përgjegjësi e shpejtësi. Nga nesër do të bëhen të ditura nga MIE nga cilët shtet u mundësuan”.

Sipas Peleshit është cenuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë dhe kjo ka rritur vigjilencën e qeverisë. Duke e konsideruar një Emergjencë Civile ai thotë se ka ende qytetarë që enden në aeroportet e Eurpës për shkak të mosfunksionalitetit të “Nënë Terezës”.

“Unë jam ministër i Mbrojtjes dhe kam ushtruar përgjegjësitë e këtij pozicioni kushtetues, është cenuar siguria e një objekti të rëndësisë së veçantë dhe kritike të ndërlidhje kufitare. Është në vëmendjen e FA është porta e vetme ajrore hyrëse për Republikën e Shqipërisë. Përgjegjësi për të garantuar perimetrin e këtij aeroporti me polici ushtarake. Dje kemi rritur vigjilencën dhe asgjë me tëper se kaq. Kishim dhe kemi qytetarë që po enden në aeroportet e Europës të detyruar nga mosfunksionaliteti i aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo është një emergjencë civile”.

I pyetur nga analisti Afrim Krasniqi se akuzat e qeverisë që i dha ngjyrim politik situatës në Rinas dhe nuk takoi kontrollorët por sugjeroi shtetas të huaj, Peleshi iu përgjigj se qeveria dhe institucionet e saj nuk janë shkaku por pasoja, dhe sipas tij asnjë qeveri në botë nuk është e interesuar për kriza.

Krasniqi: Nuk është normale që qeveria të japë akuza të tilla dhe me kosto për imazhin e Shqipërisë t’i japë ngjyrim politik. Sikur Komiteti që keni mbledhur para se të kishte sugjeruar shtetas të huaj, të takonte ata kontrollorë. Kostot e qytetarëve shqiptarë do të jenë shumë më të mëdha se ata kontrollorë. Ky do ishte këndvështrim i parë nga ne që e shohim situatën larg fushatës elektorale.

Peleshi: Do ta kundërshtoja me një argument logjik. Nuk ka qeveri në botë që është e interesuar të shkaktojë kriza. Qeveria e institucionet e saj e saj nuk janë shkaku, por pasoja. Ne vuajmë pasojat e një greve. Ndërprerja e fluturimeve në të vetmin aeroport nuk mund të sjellë pasoja për qeverinë, por për qytetarët ne vuajmë pasojat e një krize janë ngritur dyshime serioze për të cilat ju mund të pyesni. Duhet të hetohet sesi rastisi kjo krizë në këtë periudhë”.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025