Ëmbëlsirë me mollë që përgatitet për 5 minuta – Duhet ta provoni patjetër!

Nëse po kërkoni një ëmbëlsirë të lehtë në shije e shumë të thjeshtë në përgatitje, atëherë lexoni recetën më poshtë.

Dihet që çdo gatim e kryesisht ëmbëlsirat ku një ndër përbërësit kryesorë janë frutat, shija do të jetë e mrekullueshme.

Prandaj Klikoje.al ju sugjeron të duhurën në këtë recetë.

Kjo ëmbëlsirë e veçantë do t’ju kërkojë shumë pak kohë në përgatitje dhe do të mbushë shtëpinë me aromë të mirë.

Përbërësit:

1 mollë,

1 petë sfoliat,

recel molle,

4 lugë ujë,

½ lëng limoni.

Përgatitja:

Pritini mollët në feta shumë të holla. Më pas mbushni një tas përgjysmë me ujë dhe shtrydhni lëngun e limonit.

Vendosini mollët e prera në ujë dhe më pas vendosini në mikrovalë për 5 minuta derisa të zbuten pak.

Kullojini mollët në një kullesë. Vendosni petën në një sipërfaqe të lyer me miell dhe priteni në feta të barabarta.

Hidhni me lugë recelin në petë. Vendosni fetat e mollës përgjatë gjysmës së fetës sfoliat me anën e lëvozhgës të kthyer nga jashtë.

Palosni brumin në gjysmë për të mbuluar mollët. Duke filluar nga njëra anë, rrotulloni petën dhe mollët në skajin tjetër të brumit siç mund ta shihni edhe ne video. Vendosini në një tepsi për pjekje. I pjekim në 220 gradë për 15 minuta dhe janë gati për tu shijuar.

Ju bëftë mirë!

Related posts

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!