Elsa Lila dhe Luiz Ejlli do të garojnë në Festivalin e RTSH-së, të dy këngëtarët synojnë Eurovizionin

Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet këtë dhjetor në festivalin e fundvitit në RTSH. Burime pranë artistes thanë për Vip Magazine se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 57.

Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong. Disa ditë më parë u zbulua se edhe Luiz Ejlli do të rikthehet në Festivalin e Fundvitit ç’ka e bën një garë shumë të fortë.

Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në kompeticionin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë” në vitin 2006.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024