Elon Musk sulmon Sorosin: Drita e diellit, dezinfektanti më i mirë…

Vazhdon përplasja mes njeriut më të pasur në botë, Elon Musk dhe miliarderit kontrovers, George Soros.

Grupet që financohen nga Soros kërkuan para pak ditësh që të bllokojnë shitjen e kompanisë Twitter te miliarderi Musk.

Pasi dështuan me këtë kërkesë, tani këto grupe kanë iniciuar një peticion, që u kërkon markave më të mëdha në SHBA që të bëjnë kujdes kur të bëjnë marrëveshje reklamimi me Twitter. Letra e grupeve të financuara nga Soros iu drejtohet kompanive të tilla si Coca-Cola, Disney, Kraft, Apple, HBO, etj.

Por një gjë e tillë ka sjellë reagimin e Musk.

“Kush i financon këto organizata që duan të kufizojnë eksesin tuaj te informacioni. Le të investigojmë…” shkruan Musk.

“Drita e diellit është dezinfektanti më i mirë,” shton Musk, duke theksuar se transparenca dhe hapja, në vend të censurës, janë gjithmonë më të mira.

Musk shënjestroi më pas vetë miliarderin Soros. Ai i kërkoi që t’i dërgonte mesazh privatisht për të folur. “Do e telefonoj dhe do flas,” tha Musk.

Blerja e Twitter nga Musk ka trazuar keq të majtën jo vetëm në SHBA.

“E majta ekstreme urren këdo, përfshirë edhe veten e tyre,” tha Musk si reagim ndaj tyre.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!