Mbylli aventurën në Kore, Eljon Sota rikthehet te Partizani? zbulohet lëvizja surprizë e mbrojtësit

Eljon Sota

Eljon Sota ka vendosur të largohet nga ekipi i Suwon, pasi ka pasur një periudhë të shkurtër dhe të pasuksesshme te klubi koreanojugor. Gjatë kohës së tij në Suwon, Sota u aktivizua për vetëm 33 minuta, duke pasur një ndikim të kufizuar në fushë. Kjo situatë ka çuar në vendimin e tij për të lënë klubin, me shpresën për të gjetur mundësi të tjera më të mira.

Mësohet në burime konfidenciale se pas largimit të Frederik Veselit në Itali, Egnatia ka pasur si objektiv një mbrojtës qendre dhe menjëherë ka shfaqur interes për fierakun ku dhe ka arritur të gjejë akordin me të. Eljon Sota ka një eksperiencë pozitive në elitën e futbollit shqiptar, ku është aktivizuar 120 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola si dhe ka dhuruar 3 asiste.  

26-vjeçari pritet shumë shpejt të udhëtojë drejt Rrogozhinës për të kryer vizitat mjekësore dhe të nënshkruaj me kampionët në fuqi.Kujtojmë që Sota në të kaluarën ka qenë pjesë e Apolonisë dhe Partizanit.Në këto kushte,mungon vetëm zyrtarizimi i mbrojtësit si lojtari më i ri i Egnatias. Partizani nuk arriti vitin e kaluar te gjente gjuhën e përbashkët dhe në fund ndanë rrugët në heshtje.

LEXO ME SHUME:Partizani me hap kampioni, Padstrelau dhe Janjeva likujdojnë Teutën (video)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana