Eleminimi ndaj Milanit, Richarlison nuk përmbahet ndaj Contes: Një sezon mu*i, nuk i kuptoj taktikat e tij…

Polemikë e ashpër e Richarlison ndaj Contes, pas eliminimit të Totthenam nga Champions League ndaj Milanit. Sulmuesi brazilian bëri deklarata helmuese ndaj trajnerit italian, sipas tij fajtor se nuk e la të startonë në ndeshjen e mbrëmshme, por vetëm 20 minuta nga fundi i ndeshjes. Gjatë intervistave pas ndeshjes, Richarlison kritikoi ashpër zgjedhjet e Contes: “Më kërkuan të bëja një provë në palestër. Conte më tha që nëse do të isha mirë, do të luaja. Kur erdhi koha, më vendosi në pankinë.

Këto janë gjëra që ju nuk i kuptoni. Ne nuk mund të luajmë kështu, kishim nevojë për ta shënuar një gol. Mendoj se ai duhej ta orientonte ekipin përpara, në sulm, veçanërisht në pjesën e dytë. Po luajmë një sezon mu*i. Pra, nuk i kuptoj taktikat e trajnerit. Nuk e di pse nuk më përfshiu në formacion, kur në stërvitje isha pjesë e 11-shes”.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)