“Në pushim të ndeshjes futet te arbitrat”/ Kujtim Llupa me deklaratë të fortë, shigjeton presidentin e klubit rival

Elbasani

Elbasani po zhvillon sezon fantastik në Superiore, duke grumbulluar 38 pikë pas 21 javësh, vetëm 1 më pak se dyshja kryesuese Vllaznia dhe Egnatia.

Shembulli më i qartë se verdheblutë janë në pretendentë për titullin në elitën e futbollist shqipatr, ishte fitorja e sotme kundër një rivali të drejtpërdrejtë si Dinamo, 2 – 0, dopieta e Ibrahima Diallo.

Në emisionin “Skaner”, MCN, ka qenë i ftuar edhe presidenti i Elbasani-t Kujtim Llupa. Ndër temat e trajtuar, ka qenë edhe rivali i ekipit të Ivan Gvozdenovic për titullin, ndërsa nuk ka munguar reagimi i shkurtër prej Llupës:

“Vllaznia është rivali më i fortë në Superiore për titullin. Nuk dua të anashkalojë Egnatian, por kundër rrogozhinase këtë sezon kemi një fitore dhe një barazim. Në duelet me Vllazninë jemi më të balancuar, ata fituan në Shkodër, ne morëm 3 pikët në Elbasan”.  

Llupa foli edhe për ndeshjen Egnatia – Elbasani, duke hedhur akuza ndaj presidentit Demrozi, ky i fundit nga kampi i rrogozhinasve: “Presidenti i Egnatias Demrozi është mjeshtër, ai në pushim të ndeshjeve futete te arbitrat”.

LEXO ME SHUME:“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje duhet ta shohim si finale

Related posts

“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje duhet ta shohim si finale

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…