Elbasani nuk fiton prej 8 ndeshjesh, Bordin kërkon kthesën ndaj Bylisit: Lojtarët e dinë…

Elbasani kërkon të bëjë kthesën pas disa rezultateve radhazi negative në Abissnet Superiore. Dhe trajneri Roberto Bordin thekson se kjo kthesë duhet të vijë që në ndeshjen e së mërkurës kundër Bylisit.

AF Elbasani të mërkurën do të përballet me Bylisin, e trajneri Roberto Bordini është besimplotë se rezultati pozitiv do t’i buzëqeshë skuadrës verdheblu. Trajneri italian i bën një analizë edhe ndeshjeve të fundit ku kanë munguar rezultatet për skuadrën që ai drejton.

“E dimë shumë mirë që prej kohësh nuk kemi fituar, kjo është evidente dhe nuk mund ta anashkalojmë. Megjithatë duhet të shikojmë përpara dhe të mendojmë të fitojmë me Ballshin. Kjo është kryesore dhe gjëja e parë që duhet të bëjmë. Nuk mendoj që tani për kupat e evropës, sepse kampionati është ende i gjatë. Më e rëndësishmja është të kthehemi në rezultatet pozitive, ashtu siç ishim në fillim të këtij kampionati. Kështu rikthehet edhe besimi në skuadër dhe kjo është më e rëndësishmë.”

Ndonëse lojrat e mira nuk kanë munguar sërisht mungesa e 3 pikëve është e dukshme, pasi edhe tifozët e verdhebluve kanë mbetur të zhgënjyer me ecurin e skuadrës.

“Sic kam thënë edhe herët e tjera, ne kemi bërë lojë të mirë. Por duhet të jemi më të saktë para portës, pra nuk kemi shfrytëzuar si duhet rastet për gol. E di që tifozët kanë mbetur të zhgënjyer por kam besim se ata do të vazhdojnë të na mbështesin. Lojtarët e mi e dinë shumë mirë dhe rëndësinë e tifozëve të ekipit dhe vlen tepër raporti që skuadra ka me tifozët”.

Related posts

Derbi lë me pasoja Tiranën, tre dëmtime dhe një i pezulluar për sfidën ndaj Skënderbeut

“Në Shkodër luhet futboll”/ Ilir Daja diplomat përpara takimit ndaj Vllaznisë, komenti për Bekim Balaj

Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)