Elbasani nis merkaton në hyrje. Fjoart Jonuzi mund të konsiderohet i larguar nga Tirana, teksa mundon vetëm konfirmimi nga palët. Po jo vetëm kaq pasi janë edhe 5 futbollistë të tjerë që janë me “valixhe” në duar. Pas Arhan Isuf, Tirana është gati të largojë mesfushorin. 28-vjeçari është në listën e dëshirave të disa klubeve dhe Tirana mund ta largojë për t’u liruar nga paga e tij, pasi rëndon shumë në bilancet e klubit bardheblu.
Kohët e fundit lojtari nuk ka qenë në pritshëritë që priste Magani, kjo shkaktuar nga problemet fizike që ka shfaqur lojtari, dhe në klub janë të bindur se palët duhet të ndërpresin bashkëpunimin. Vetë Jonuzi e ka mirëpritur një largim nga Tirana, dhe Klikoje Sport ka mësuar se mesfushori ka firmosur me Elbasanin. Ndoshta largimi i Hilës dhe Telushit ka bërë që Gvozdenovic të hedhë sytë te Jonuzi për t’i dhënë cilësi mesfushës.
LEXO ME SHUME:Elbasani, Gvozdenovic mbledhje me drejtuesit dhe vendos piketat e merkatos
DESHIRAT E GVOZDENOVIC
Mësohet se pas mbylljes së kampionatit në klub ka pasur një mbledhje mes drejtuesve dhe trajnerit Gvozdenoviç rreth lojtarëve që duhet të afrohen për t’i vënë në dispozicion një organikë sa më të plotë që të mund të përballojë siç duhet kampionatin. Mësohet se në tavolinë janë hedhur ide të ndryshme sa u përket lojtarëve që i bëjnë punë ekipin dhe kanë nisur që tani kontaktet e para dhe paraprakisht mendohet se do të jenë së paku tri afrime. synimi kryesor dhe një mision më vete është kthyer afrimi i një qendërmbrojtësi me potencë që të formojë dyshen me Bruno Lulajn.