Elbasani ka konfirmuar largimin e Bruno Telushit nga skuadra. Klubi verdheblu e falenderon mesfushorin, që e quan “Kali”. Njoftimi i Elbasanit:
“Faleminderit “Kali” ! AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit.
Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen”, shkruan klubi verdheblu. Kujtojmë se Telushi u afrua në Elbasan përgjatë verës së vitit 2023. Asokohe kishte mbyllur bashkëpunimin me Partizanin.
Verdheblutë patën një sezon të suksesshëm duke siguruar ngjitjen në Superiore. Në anën tjetër ky edicion nuk shkoi si duhet. Për shkak dhe të dëmtimeve, mesfushori nuk mori mori minuta në nëntor dhe dhjetor.
LEXO ME SHUME: Fitorja e parë në stolin e Elbasanit, Ivan Gvozdenovic godet ish-klubin: Ia dija pikat e dobëta, tani kemi nevojë për përforcime
DEKLARATA E GVOZDENOVIC
“Ishim të përqendruar vetëm për pikët, se kishim nevojë për to. Kjo ishte e para. Nga fillimi Skënderbeu ishte skuadra më e mirë, 20 minuta bënë lojë më mirë. Pas minutës së 20, ne ishim skuadra më dominuese, më e përgatitur. Ne e dinim në çdo sekondë e minutë çfarë do të bëjmë në fushë, ishim përgatitur me shumë majtas, se Kosta nuk ishte natyral dhe Prençi kishte probleme.
Ata luajnë me këmbë të djathtë, gjithmonë kanë vonesë kur vjen topi dhe andej ishim përqendruar. Me Lleshin dhe Tsague bëmë presion lart. Fusha ishte e vështirë, unë e dija që nëse shënonim, do të ishte e vështirë për Skënderbeun. Ishim shumë efikas në sulm, mbrapa ishim në ekuilibër dhe të përqendruar. Jam shumë i kënaqur patjetër, por ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne.”