Elbasani nis merkaton me lojtarë të origjinës, mbrojtësi i Tomorit është objektivi i parë (FOTO)

Elbasani synon të mbledhë në skuadrën e sezonit të ri lojtarët e këtij qyteti, që aktualisht kanë milituar në ekipe të tjera të vendit. Jo të gjithë mund të vijnë, por disave prej tyre u është bërë ftesa për t’iu bashkuar kësaj skuadre dhe mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet.

Emri i parë që ka dalë në skenë në kampin verdheblu është ai i mbrojtësit të Tomorit, Kledis Hida. Hida ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në qendër të mbrojtjes, jo vetëm te Tomori, por tek e gjithë Kategoria e Parë.

Me beratasit këtë sezon ai u aktivizua në 25 takime si titullar i padiskutueshëm, duke treguar edhe aftësitë e tij në sulm, ku gjeti rrugën e rrjetës plot tri herë. Më herët ai ka qenë edhe pjesë e Kukësit dhe Elbasanit të Lazes.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe