Elbasani, fitore karakteri ndaj Teutës, ekipi i Gvozdenovic sheh në horizont “Final 4” (video)

Elbasani

Elbasani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”. Sfida e javës së 20-të u fitua me përmbysje nga verdheblutë. Ishte Arsen Lleshi që realizoi 3 gola, për të afruar skuadrën e Gvozdenoviç me zonën e “Final 4”.

NDESHJA ZHVILLUAR NË ELBASAN

Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj. Pjesa e dytë foli më pas për vendasit, që kishin kontrollin e lojës.

Elbasani i afrohet zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë. Në anën tjetër Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.

 

LEXO ME SHUME:Elbasani nis vrullshëm merkaton, akord me dy lojtarë (FOTO)

Elbasani ka bërë lëvizjet e para në merkaton e dimrit.Një qendërmbrojtës nga Lituania dhe një mesfushor nga Nigeria, me të cilët verdheblutë kanë rënë paraprakisht dakord dhe priten vetëm detajet e fundit që ata të veshin fanellën. Sigitas Olberkis do të vijë nga kampionati lituanez në Elbasan. Dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës së FA Siauliai. Vlen të theksohet se është pjesë e kombëtares së Lituanisë, ku shihet si një ndër futbollistët më cilësorë në vendin e tij.

Abas Ibrahim është një mesfushor nga Nigeria, por që karrierën e tij e ka ndarë mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, nga vjen së fundmi. Te Elbasani pritet qe ai të mbulojë qendrën e mesfushës, ku rolin e tij natyral ka atë para mbrojtjes, pra është një shkatërrues i mirëfilltë. Tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Ziras në elitën azere, ku një sezon më parë është shpallur nënkampion.

Related posts

Tifozët nuk ia falin pabesinë Adrian Bajramit për të kaluar te Zvicra, mbrojtësi bën veprimin e papritur

Vllaznia bën lëvizjen e çuditshme, prish kontratën me futbollistin (EMRI)

Emmanuel Ernest transferohet në Algjeri, Tirana përfiton shumën e majme (SHIFRA)