Mbyllet me sherr e polemika, Tsague i jep fitoren Elbasanit, Vllaznia e ka me gjykimin (video)

Elbasani

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar në minutën e 48-të nga Tsague, i cili shfrytëzoi një aksion të shpejtë në zonë për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë tre pikë të arta skuadrës vendase.

Ndeshja mori trajektore tjetër që në minutën e 26-të, kur Vllaznia mbeti me një lojtar më pak. Pas një dueli të fortë dhe një përplasjeje mes Bajramit dhe Gjinit, Tsague u rrëzua në tokë dhe gjyqtari akordoi faull. Vendimi solli kartonin e verdhë për Ginin, i cili ishte i dyti personal dhe automatikisht u përjashtua me karton të kuq. Ky vendim shkaktoi protesta të forta nga lojtarët shkodranë, të cilët pretenduan se ndërhyrja e dytë ishte bërë nga një lojtar tjetër. Në mes të protestave, gjyqtari ndëshkoi edhe Balajn me të verdhë për sjellje jo-sportive.

Me epërsinë numerike në fushë, Elbasani shtoi presionin, duke gjetur golin menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Vllaznia tentoi të reagojë, por inferioriteti numerik dhe mungesa e qartësisë në sulm e penguan të rrezikonte realisht portën vendase.

Fitorja e mban Elbasanin në ritmin e duhur në kampionat, ndërsa Vllaznia humb një mundësi të rëndësishme për të marrë pikë në transfertë, duke dalë nga sfida edhe me mungesa për ndeshjen e radhës.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…

1 comment

Dinamo nuk pyet për "dallgët" e Vlorës, leksion Flamurtarit (video) 08/12/2025 - 21:19
[…] LEXO ME SHUME:Mbyllet me sherr e polemika, Tsague i jep fitoren Elbasanit, Vllaznia e ka me gjykimin (video) […]

Comments are closed

Add Comment