Mësohet shuma e gjobës për lojtarët e Elbasanit, presidenca kërkon reagim ndaj Tiranës

Elbasani

Elbasani

Në ndeshjen ndaj Tiranës, Elbasani do të vuajë mungesën e dy sulmuesve, Arsen Lleshi dhe Amarildo Gjoni për shkak të dëmtimeve.

Shqetësim ka pasur edhe mbrojtësi Esin Hakaj, i cili gjithashtu mungoi ndaj Laçit fundjavës që lamë pas. Sakaq, pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme dhe mbetet për t’u parë se cilëve do t’u besojë Gvozdenoviç për këtë përballje, ku nuk përjashtohet mundësia e ndëshkimit të disa lojtarëve me lënien në stol pas asaj paraqitjeje të dobët që bën me kurbinasit.

Madje, Elbasani vendosi edhe gjoba për mungesën e impenjimit maksimal në fushën e lojës. Klikoje Sport ka mësuar se presidenca ka vendosur të gjobisë lojtarët me nga 500 euro.

MUNGESAT E TIRANËS

Tirana mes shumë problemeve në  takimin që do të luajë në fundjavë ndaj Elbasanit. Aldi Gjumsi vazhdon të mos stërvitet dhe do ta humbasë Elbasanin. Edhe në këtë sfidë të javës së 23-të, problem do të jenë mungesat që do të ketë ekipi. Kështu, është e sigurt, që Emanuel Ernest do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën me Bylisin, pas pamjeve VAR. Bardheblutë shpresojnë që sulmuesi të mos dënohet më shumë se dy javë, sepse në të kundërt humbet sfidën me Partizanin. I dyti lojtar që nuk do të jetë është Ismajli. Mesfushori ka një tërheqje dhe humbet tre javë kampionat. Me shumë mundësi kthehet pas derbit. Në të njëjtën situatë është edhe Rimal Haxhiu.  Edhe sulmuesi do të mungojë tre javë dhe nuk do të jetë as në sfidën derbi. Me Gjumsin bëhen katër të dëmtuar.

LEXO ME SHUME:Dëmtime dhe pezullime, Tirana mes shumë mungesave në sfidën ndaj Elbasanit

Related posts

Dinamo

Dinamo dhe Teuta “lagen” për 1 pikë, në Elbasan fiton… mërzia (video)

Egnatia

NDESHJA E VITIT! Spektakël në Egnatia-Vllaznia, VAR, gola dhe emocione (video)

Zamig Aliyev

Egnatia vijon fuqizimin financiar, mbrojtësi transferohet në Belgjikë pas përfundimit të sezonit (FOTO)