“Jam i mërzitur, duhet ta kishim mbyllur 2-0”, Ivan Gvozdenovic largohet nga Tirana me pendesë: Ishim pak me vonesë në topin e dytë

Elbasani

Elbasani barazoi 1 me 1 ndaj Dinamos në stadiumin “Air Albania”. Verdheblutë kaluan të parë në avantazh, megjithë barazimi u vulos që në pjesën e parë.

Ivan Gvozdenoviç foli pas ndeshjes në Tiranë. Trajneri i Elbasanit deklaroi:

“Patjetër, Dinamo është skuadër shumë e mirë. Barazimi ndoshta i drejtë. Ne shënuam nga aksion i bukur, ata me penallti. Pastaj kishin raste ata, por edhe ne. Ndoshta mund të them se edhe ne jemi të kënaqur me 1 pikë.

Nga fillimi, ne i dinim cilësitë e Dinamos brenda ekipit. Ishim përgatitur për pasin midis linjave. Erdhi nga Aliji dhe Qefalija. Problemi ishte Bregu, është sulmues pa rol dhe lëviz mes linjave. Kjo ishte problem, por ne e rregulluam dhe pastaj ishim tamam.

Në pjesën e parë ishim me vonesë pak, në tranzicion pozitiv ishim me vonesë në pasimin e fundit. Për shembull Tsage dy herë në pjesën e parë. Ishte hapësira prapa e Dinamos. Pjesa e dytë ishte pak më mirë.

Çfarë nuk shkoi pjesën e parë? Ata ishin me 4-2-4, ne 4-2-3-1, ndoshta ishim me pak vonesë për topin e dytë. Pjesa e parë për Dinamon më e mirë, më të shpejtë dhe konkretë. Në pjesën e dytë ishim ne ishim më mirë. Për pasin e fundit dhe tranzicion pozitiv për ne, jam i mërzitur, rasti i mirë ishte me Diallo, për 2 me 0. Këtu jam pak i mërzitur, por ky është futbolli dhe pjesën e dytë ishim pak më mirë.

Jam shumë i kënaqur dhe krenar nga skuadra, i meritojnë të gjitha. Nuk është e thjesht katër fitore radhazi dhe një barazim, pesë ndeshje pa humbur. Do zoti do vazhdojmë me ritëm të mirë. Të premten kemi ndeshje të fortë, të bukur, derbi me Partizanin”, u shpreh Gvozdenoviç për “RTSH”.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem