“Ekziston një skenar…”/ Blendi Fevziu: Nëse Basha nuk fiton Shkodrën… ai nuk ka më vend në PD!

Blendi Fevziu ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të dekretohen nga presidenti Meta. Ai tha se kjo do të jetë një mënyrë për të matur mbështetjen që Berisha dhe Basha kanë në PD.

Më tej, ai tha se ekziston një skenar, që Rama mund të ndihmojë Bashën me vota në zgjedhje. Nga ana tjetër, Fevziu deklaroi se nëse Lulzim Basha do të humbasë Shkodrën dhe këtë qytet ta fitojë Berisha, do të jetë fundi i Bashës në PD.

“Zgjedhjet lokale minimalisht do të tregojnë forcën e opozitën dhe sa mbështetës kanë. Nëse presidenti shpall datën e zgjedhjeve, nga fillimi i marsit i bie të shkojmë në zgjedhje. Në këto zgjedhje do të ndahet përfundimisht aksioni brenda opozitës. Ka dy zgjidhje. KQZ, me çfarë ndodhi sot në parlament që Lindita Nikolla njohu Bashën dhe tha ai e bën grupin, KQZ do të regjistrojë kandidatët e Bashës. Çfarë do të bëjë grupi i Berishës? Ose të tërhiqet dhe t’i lërë aksionin Bashës dhe të presë dështimin e tij, por që Basha do të thotë pati sabotim. Ose të bëjnë zgjedhje brenda strukturave dhe të mbështesin kandidatë të pavarur.

Është e sigurt që të gjashta zonat i fiton Rama, edhe pse kam dyshime, se Rama mund të lërë diçka, që opozita të mund të ketë ndonjë rezultat, por jemi në kuadër të fjalëve që qarkullojnë. Cili nga kandidatët do të marrë më shumë vota, të Bashës apo Berishës? Do të shohim kush ka mbështetje më të madhe në publik. Nëse kanë ata të Berishës, nuk ka më argumenta për Bashën. Nëse pala tjetër nxjerr kandidatë, votat ndahen. Kandidatët e Ramës fitojnë. Këtu ka një çështje, që është Shkodra. Është zonë që PD nuk e ka humbur. Nëse e merr Berisha, nuk ka më asnjë argument që Basha të qëndrojë në krye të PD. Çfarë do thotë Basha nëse kontestuesit e tij pa logo dhe vulë, marrin më shumë vota se ai?” u shpreh Fevziu.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij