Ekzekutohen me armë zjarri politikani ekuadorian dhe gruaja e tij, ishin duke… (VIDEO)

Politikani ekuadorian dhe influenceri i mediave sociale, Cristhian Nieto dhe gruaja e tij u qëlluan për vdekje të dielën në mbrëmje në qytetin Manta, në Manabí , në perëndim të Ekuadorit.

“Vdekja e Nieto është konfirmuar me disa plagë me armë zjarri”, ka konfirmuar për media të ndryshme të dielën mbrëma, tha koloneli i policisë, Fabary Montalvo .

Ligjvënësi nga partia opozitare Revolucioni Qytetar, dhe gruaja e tij Nicole Burgos po ndiqnin një shfaqje cirku në qendër të qytetit port të Mantas, në provincën e Manabí, kur një grup burrash të armatosur hynë nga pjesa e pasme e çadrës dhe hapën zjarr duke i lënë atë të vdekur.

Montalvo shtoi se sulmi ishte drejtuar kundër politikanit. Dy persona të tjerë, të identifikuar sipas gazetës El Universo si gazetari Josué Suarez dhe një roje sigurie cirku, pësuan lëndime, por mbijetuan.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…